Lufta hyn në javën e tretë, Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës takohen sot në Turqi

1 Minuta Lexim

Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillojnë bisedime në Turqi, teksa lufta ka hyrë në javën e tretë të saj.

Ministri ukrainas Dmytro Kuleba tha përpara takimit me homologun e tij rus Sergei Lavrov se pritjet e tij ishin “të kufizuara”.

Kjo vjen pasi Ukraina akuzoi Rusinë për bombardimin e një spitali për fëmijë, një sulm që Kievi thotë se është një “krim lufte”.

Ukraina thotë se 17 persona u plagosën në sulmin në Mariupol të mërkurën.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull