Nga Dashnor KOKONOZI-
Duke parë videot e banorëve të qyteteve të rrethuar në Ukrainë që plot dëshpërim flasin për vuajtjet e tyre dhe të fëmijëve të tyre, për mungesat e mëdha për ujë, ushqime, ilaçe sa kohë që artileria dhe aviacioni rus bombardon, nxora nga rafti librin «Rrethimet e mëdha të historisë ushtarake» të V. Melegarit, por gjithkush prej nesh ka në mendje edhe kronikat e M. Barletit për rrethimin e qyteteve tona.
Rregullisht skema është: qytetet rrethohen dhe lihen pa ujë e pa ushqime. Ndërkohë për të thyer moralin dhe rezistencën e banorëve, bombardohen natë e ditë, pa mëshirë.
Saktësisht këtë po bëjnë edhe rusët në Kharkiv, Kherson, Konotop, Mariupol, Kiev dhe mjaft qytete të tjera të Ukrainës martire.
Me një dhunë të tillë të paarsyeshme, Putini na ktheu në Mesjetë!
(Nuk di si tua shpjegoj kalamajve këtë që po ndodh, thoshte një burrë i strehuar me familjen e tij në bodrumin e shtëpisë)