Ndeshja mes Austria Vjenës dhe Wolfsberger mund të kishte përfunduar shumë keq. Momente tmerri në fushë, pasi futbollisti Georg Teigl u rrëzua në tokë pas një përplasjeje me kundërshtarin Nikolas Veratschnig. Në minutën e 88-të mesfushori i Austrisë së Vjenës humbi ndjenjat në fushë dhe vetëm ndërhyrja e Luka Lochoshvilit shmangi më të keqen.
Në imazhet e tmerrshme shohim mbrojtësin e Wolfsberger-it duke nxituar drejt Teigl dhe duke nxjerrë gjuhën nga fyti. Një zgjuarsi që mund t’i ketë shpëtuar jetën. “Kur Georg mbeti në tokë, iu afrova dhe pashë që sytë e tij ishin të kthyer mbrapsht” tha lojtari.
“I hapa gojën dhe besoj se i doli gjuha në kohën e duhur. Më e rëndësishmja është që ai është mirë.” Ndeshja përfundoi 1-0 me golin e Alexander Grunwald.
https://twitter.com/SkySportAustria/status/1498022287811006467?s=20&t=GcE0W_GCFnD8Pr3CZU70Nw