Mot i qëndrueshëm në Shqipëri dhe rritje temperaturash, ja parashikimi për sot…

2 Minuta Lexim

Vendi ynë do të jetë me kthjellime në pjesën më të madhe të ultësirës perëndimore dhe kalime të pakta të vranësirave parashikohet të ketë në pjesën tjetër të territorit gjatë paradites. Por edhe pse do të ketë kalime vranësirash ato nuk do të mund të sjellin reshje, duke bërë që dhe orët në vijim të sjellin mot të qëndrueshëm në Shqipëri.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugore duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Brigjet e Egjeut paraqiten me vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Gjithashtu dhe gadishulli Iberik mbetet me reshje shi. Ndërsa Pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku më të dukshme kthjellimet parashikohet të jenë në Europën
Qëndrore.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të Kosovës dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat Veriore. Por në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat e lehta të bëhen të dukshme dhe në pjesën të tjetër të vendit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull