Numri 1 i botës ‘shokon’ botën e sportit, tërhiqet nga tenisi në moshën 25-vjeçare

2 Minuta Lexim

Ajo është e lodhur fizikisht dhe emocionalisht, numri një i botës Ash Barty do të tërhiqet duke ditur se i ka “dhuruar absolutisht gjithçka” tenisit.

Barty shokoi botën e tenisit të mërkurën duke njoftuar largimin e saj nga sporti në moshën 25-vjeçare, duke dhënë lajmin bombë në një intervistë me Casey Dellacqua përmes kanaleve të saj të mediave sociale.

“Sot është një ditë e vështirë dhe e mbushur me emocione për mua pasi njoftoj tërheqjen time nga tenisi”, shkroi Barty në një postim në Instagram, krahas një video të intervistës.

“Nuk isha e sigurt se si ta ndaja këtë lajm me ju, kështu që i kërkova mikut tim të mirë @caseydellacqua të më ndihmonte. Jam shumë mirënjohëse për gjithçka që më ka dhënë ky sport dhe largohem duke u ndjerë krenare dhe e plotësuar.

Faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur gjatë rrugës, do të jem gjithmonë mirënjohës për kujtimet e përjetshme që krijuam së bashku”, shkruan ajo më tej në postimin e saj në rrjetet sociale.

Barty largohet nga sporti në kulmin e fuqive të saj, si kampionja në fuqi e Australian Open dhe Wimbledon, e cila ka mbajtur pozitën nr 1 në botë që nga fitimi i French Open 2019.

Të mërkurën ajo i mbajti lotët teksa ia dha lajmin Dellacqua-s në video.

“Kjo është hera e parë që e kam thënë me zë të lartë dhe është e vështirë të thuhet,” tha Barty. “Por unë jam shumë e lumtur, dhe jam shumë gati, për momentin si person, kjo është e drejtë.

E di që e kam bërë këtë më parë, por në një ndjenjë shumë të ndryshme, dhe jam shumë mirënjohëse për gjithçka që më ka dhënë tenisi – më ka dhënë të gjitha ëndrrat e mia plus më shumë”, vijon mesazhi i kampiones botërore.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull