Me shumicë votash Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar rezolutën që kërkon që Rusia të ndalojë përdorimin e forcës në Ukrainë dhe të tërheqë trupat.
Raportohet se 141 shtete votuan PRO dhe 5 kundër. Ato janë Rusia, Bjellorusia, Siria, Koreja e Veriut, Eritrea.
Ndërkohë 35 abstenuan. Mes tyre Kina, India, Afrika e Jugut, Kazakistani, Pakistani, Irani, Iraku, Kuba, Republika e Afrikes Qendrore.
Kanë qenë Shqipëria dhe SHBA at që e propozuan rezolutën kundër agresionit rus, e cila u miratua sot nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së