Nga Elisa MUCAJ-
Këto dy pllaka varri të vendosura në varrezat e Dhërmiut në kohë të ndryshme, i përkasin të njëjtit qytetari të ndjerë. Kur u largua nga kjo botë, familjarët e tij e përcollën me nderime dhe e qanë me ligje në gjuhën e të parëve dhe të bashkëkohësve. Nuk ka shumë kohë që u largua nga jeta. E dëshmon vetë mbishkrimi në memorialin e tij. Iku nga kjo botë si Jani Vreto dhe pak kohë pasi iu ndërrua pllaka falë përkujdesit familjar, u bë edhe kalimi nga shqipja në pllakën e vjetër tek greqishtja në pllakëm e re. Pra, Jani u kthye në Janis, por jo më me gërma shqip, por me ato të greqishtes.
Në fakt, mjafton një kalim i rastësishëm nëpër varrezat e Dhërmiut dhe të Himarës kala dhe konstaton se mbishkrimet e hershme dhe të reja në shqip të të ikurve nga kjo botë dendur po ndryshohen dhe vihen në greqisht. Kjo nuk është e lidhur vetëm me vullnetin individual të disa familjarëve, por ky është një aksion i qëllimshëm helenizues i mbishkrimeve emërtuese të personave të ndarë nga jeta dhe që kanë qenë banorë të kësaj zone. Makabritete të tilla të njohura ala grekofone në Bregun e Detit dhe në ndonjë fshat tjetër në Jug të vendit, janë po aq të turpshme sa bëma greko-kishtare e eshtrave në Kosinë të Përmetit para një dekade. Shërbëtorët e porositur të përhapjes së mbishkrimeve greke në varret e shqiptarëve ortodoksë, janë aq të paskrupullt dhe të pakijdesshëm sa pllakën e vjetër me mbishkrimin shqip, të shkulur nga varri i të ndjerëve, e lenë aty si një provë materiale të diskreditimit të aktit fallsifikues e mashtrues të emrave të të vdekurve. Turp për këta shërbëtorë! ” Bukë e Mëmëdheut i zëntë dhe Zoti sakat nga gjuha i lëntë!