Dy raketa ruse goditën aeroportin Dnipro në lindje të Ukrainës gjatë natës, duke nxjerrë jashtë përdorimit pistën dhe duke dëmtuar ndërtesën e terminalit, sipas Valentyn Reznichenko, kreu i administratës rajonale të Dnipropetrovsk.
“Shkatërrimi është në një shkallë të gjerë dhe do të duhet shumë kohë për t’u rindërtuar,” thuhet në deklaratën në faqen e Reznichenko në Facebook.
Deklarata nuk përmendi viktima, apo persona të lënduar nga sulmi.