Moska: “Provokimi i Kievit në termocentralin bërthamor”
Mbrëmjen e kaluar, Kievi ka “përpjekur një provokim” pranë termocentralit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia. Kështu ka bërë të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes.
Më hertët sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm ka reaguar pas sulmit rus në në termocentralin Zaporizhzhia.
Me anë të një postimi në Twitter, ajo ka shkruar se sulmet ruse duhet të ndalen, duke theksuar se ka vendosur të aktivizojë Ekipin Amerikan të Reagimit ndaj Incidenteve Bërthamore.
“Operacionet ushtarake ruse pranë uzinës janë të pamatura dhe duhet të pushojnë. Reaktorët e termocentralit mbrohen nga struktura të forta kontrolli dhe reaktorët po mbyllen në mënyrë të sigurt”, ka shkruar ajo.