“S’je i varfër me 140 euro në muaj”/ Ministrja e Financave habit me deklaratën e radhës: Mjaftojnë 126 euro!

2 Minuta Lexim

Vetëm pak ditë më parë Ministrja e Financave dhe Ekonomisë bëri një deklaratë e cila u bë virale.

Ajo u shpreh se “një individ për të mos u konsideruar i varfër, i duhen diku tek 130-140 euro”.

Por mesa duket Delina Ibrahimaj është e bindur në konstatimin e saj, sepse i ka mëshuar të njëjtës ide sot në komisionin e Ekonomisë.

Teksa po shqyrtohet propozimi i qeverisë për ndryshimin e buxhetit të vitit 2022, ministrja Ibrahimaj theksoi se në deklaratën e saj nuk ka thënë minimumin jetik, por ka cituar një statistikë sipas përllogaritjeve që bën INSTAT, instituti i statistikave.

Ajo që vlen të theksohet është që sot, në këtë deklaratë, shifra që i duhet një personi në Shqipëri për të mos u konsideruar i varfër, ulet nga 130-140 euro, në 126 euro, gjithmonë sipas INSTAT, tha ministrja.

“Ju bëtë një referencë për minimumin jetik në asnjë moment unë nuk kam deklaruar minimumin jetik.

Më është bërë një pyetje për një tregues statistikor që publikohet nga INSTAT që i takon kufirit të varfërisë dhe iu jam referuar kufirit të varfërisë të llogaritur nga INSTAT që për frymë është 126 euro, mund t’i referoheni INSTAT me mënyrën e llogaritjes së tyre që është metodologji e eurostat që aplikohet në gjithë vendet e rajonit pra nuk jam shprehur për llogaritje të ministrisë së financave dhe ekonomisë por për një tregues statistikor të publikuar nga INSTAT“, u shpreh Ibrahimaj.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull