Inventing Anna, është kthyer në një nga serialet më të shikuar në Netflix, ashtu si edhe The Tinder Swindler, seriale që ritregojnë historitë e vërteta të mashtruesve të dënuar, të cilët pasuan viktima përmes mashtrimit të mirëfilltë dhe paraqitjes si anëtarë të shtresës së pasur.
Inventing Anna është një version i trilluar i rastit të Anna Sorokin/Delvey, e cila mashtroi njerëz të pasur dhe figura të njohura në Nju Jorkut, duke i bindur se ajo ishte një trashëgimtare gjermane. Ndërsa Tinder Swindler rrëfen historinë e vërtetë të Simon Leviev (Shimon Hayut), i cili fitoi 10 milionë dollarë, duke mashtruar gratë në Tinder, të cilave u thoshte se ishte djali i një tregtari izraelit diamantesh.
Shifrat e larta të shikueshmërisë dhe fama e këtyre serialeve ngrejnë pyetjen: pse mashtruesit na magjepsin?
Kur shikojmë dikë më aftësi të mprehta mashtrimi, kemi një ndjenjë befasie për guximin e tyre. Metodat që përdorin për të mashtruar tërheqin vëmendjen e shikuesit dhe dobësitë psikoligjike.
Kur takojmë njerëz që paraqiten si super të pasur ose super tërheqës, ne priremi t’i marrim atyre një sërë karakteristikash pozitive.
Mashtruesit e shfrytëzojnë faktin që të shohësh vetëm një cilësi “të mirë” të dukshme tek një person mjafton për një përshtypje të përgjithshme të favorshme.
Efekti ‘halo’, është një paragjykim i përshkruar për herë të parë nga psikologu amerikan Edward Thorndike në vitin 1920. Efekti ‘halo’ shpjegon se kur i atribuojmë një tipar pozitiv dikujt, ne pa dashje shtojmë tipare të tjera pozitive në përshtypjen tonë të përgjithshme për ta. Pra, nëse dikush është i pasur, ne priremi të besojmë se ai mund të jetë gjithashtu i ndershëm, punëtor dhe i drejtë.
Fama do të thotë fuqi
Mashtruesit shpesh kurojnë me kujdes një iluzion të të qenit i famshëm dhe me njohje të mira – gjë që Anna Delvey e bëri me dhunti. Ne jemi gjithashtu të programuar për t’iu përgjigjur statusit social të të tjerëve.
Fatkeqësisht, ekziston një paragjykim përfundimtar që na bën të ulim vigjilencën: vetbesimi i tepërt. Na pëlqen të mendojmë se nuk jemi aq ‘sylesh’ kur bëhet fjalë për mashtrime. Personi mesatar mendon se është mbi mesataren kur bëhet fjalë për t’i rezistuar bindjeve dhe vendimmarrjeve.
Megjithatë, provat sugjerojnë se shumica e njerëzve janë të rrezikuar të bien në dashuri me të tjerët – pavarësisht nga inteligjenca dhe arsimi.
Interesi ynë për “artistët mashtrues” tregon aftësinë tonë për të mësuar nga përvojat e të tjerëve.