Lojtari i kombëtares shqiptare, Armando Broja vazhdon të shkëlqejë me ekipin e Southampton, e kësaj here ai ka qenë determinues në ndeshjen e Kupës përballë West Ham.
Falë tij, Southampton ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme ku ka fituar ndaj West Ham me rezultatin 3-1.
Golin e parë e shënuan “Shenjtorët” me anë Perraud në minutën e 31-të. Perraud realizoi një gol fantastik nga distanca. Në pjesën e dytë, ishte Antonio i West Ham, i cili barazoi rezultatin në minutën e 60-të pas një rrëmuje brenda zonës.
Por Armando Broja shkroi emrin e tij në këtë fitore. Ai edhe kur nuk shënon, është protagonist me klubin anglez. Ai ishte pranë golit të tij personal në këtë ndeshje por ndodhi një ndërhyrje nga pas duke e rrëzuar në tokë. Gjyqtari mori ndihmën e VAR-it dhe akordoi penallti e cila u realizua në gol nga ëard Proëse.
Por magjia ndodh në minutën e 95-të Armando Broja bën magjinë duke shënuar golin më të bukur të tijin. Broja ka dribluar 5 lojtarë dhe ka shënuar në mënyrë magjike. Southampton tashmë kaloin në fazën tjetër të FA CUP. Një gol që të kujton Cristiano Ronaldo ku ishte i papërmbajtshëm në zonën e rreptësisë.
https://twitter.com/EmiratesFACup/status/1499134173197467649?s=20&t=rrv4JMBkQ8pCTdSh0gPCvw
https://twitter.com/CG23ISAGOD/status/1499133746380955648?s=20&t=s2rMBLrV0I8D12UVS9t3ig