“Sulmet barbare me raketa ruse në Sheshin qendror të Lirisë dhe lagjet e banuara të Kharkiv. Putini nuk është në gjendje të shkatërrojë Ukrainën. Ai kryen më shumë krime lufte nga irritimi, vret civilë të pafajshëm. Bota mund dhe duhet të bëjë më shumë. RRITENI PRESIONIN, IZOLOJENI PLOTËSISHT RUSIINË!”.
Keshtu shprehet ministri i Jashtwm i Ukraines, Dmytro Kuleba ne nje status nw rrjetet sociale, i cili ka publikuar edhe nje video ku predha ruse bie ne zemer te qytetit Kharkiv.
Një këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se Rusia po bombardon qëllimisht qytete, duke përfshirë zonat e banuara dhe infrastrukturën civile, për të përhapur panik tek ukrainasit.
“Perdja ra. Rusia po bombardon në mënyrë aktive qendrat e qyteteve, duke nisur sulme të drejtpërdrejta me raketa dhe artileri në zonat e banuara dhe vendet e administratës, “tha këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak.
“Qëllimi i Rusisë është i qartë – panik masiv, viktima civile dhe infrastrukturë të dëmtuar. Ukraina po lufton me nder”.