Një video e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke përfshirë edhe median opozitare bjelloruse, NEXTA, tregon kryebashkiakun e Melitopolit, Ivan Federov duke u tërhequr zvarrë nga një ndërtesë në qytet.
Nga kontrollet e BBC-së, pamjet duket se janë një regjistrim ÇTV duke parë shatërvanin në Sheshin e Fitores, pranë Harkut të Çlirimtarëve në qendër të qytetit të Melitopol.
Më poshtë mund të shikoni pamjet:
Më herët, këshilltari i Ministrisë së Brendshme Anton Herashchenko tha se Fedorov ishte rrëmbyer nga një “qendër krize” në qytet me një qese plastike mbi kokë.
Rusia nuk i ka komentuar ende akuzat, të cilat ministria e jashtme e Ukrainës i ka përshkruar si “krim lufte”.