VIDEO/ Penelope Cruz ia dedikon çmimin e saj grave në Ukrainë dhe shpërthen në lot

2 Minuta Lexim

Penelope Cruz ka shpërthyer në lot teksa ia ka dedikuar çmimin në Santa Barbara Festival të gjithë atyre që po vuajnë pasojat e luftës në Ukrainë.

“Personazhi im Jane, kishte frikë. Ajo kishte frikë se mos humbte fëmijën, mos humbte ata që donte më shumë. Dhe sa gra në botë, në këtë momente që flasim po përjetojnë tragjedi e po jetojnë në horror të tilla. Kështu që zemra dhe mendimet e mia janë me të gjitha ato gra në Ukrainë. Me të gjithë ata fëmijë apo burra që po vuajnë në këtë situatë të tmerrshme. Faleminderit shumë!”, u shpreh Cruz.

Si një pjesë e mirë e figurave publike, edhe aktorja i është bashkuar dhimbjes së madhe të Ukrainës.

Cruz dhe bashkëshorti i saj, aktori  Javier Bardem, tani për tani po i mbajnë jashtë rrjeteve sociale fëmijët e tyre, djalin 10-vjeçar Leo dhe vajzën tetë-vjeçare Luna.

Cruz tha gjatë një interviste me “CBS Sunday Morning” se: “Ka diçka që nuk ka kuptim dhe po prek veçanërisht brezat e rinj”.

“Ndihem shumë keq për ata që janë adoleshente tani,” tha ajo. “Është thuajse [sikur] bota po bën një lloj eksperimenti mbi to. ‘Oh, le të shohim se çfarë ndodh nëse ekspozoni një 12-vjeçar kaq shumë ndaj teknologjisë’.”

Aktorja e “Parallel Mother” thotë se ajo përdor vetë rrjetet sociale “në një mënyrë shumë të kujdesshme” dhe tha se kur bëhet fjalë për të rinjtë sipas saj ata nuk kanë siguri.

“Nuk ka mbrojtje për ta, për trurin që është ende në zhvillim dhe se si kjo ndikon në mënyrën se si ata shohin gjërat.Se si gjithçka lidhet me bullizmin, kaq shumë gjëra që nuk janë fëmijëria që ne kemi pasur.”

“Nuk ka media sociale deri në të paktën 16 vjeç,” tha ajo.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull