ZGJEDHJET E MARSIT, TRE DEKADA ZHGËNJIM

5 Minuta Lexim
85% e zgjedhësve do të përfaqesohen në pushtetin lokal me kryetarin e bashkisë të shpallur fitues me 15% të votave të zgjedhesve, do të kenë për kryebashkiak ish kandidatët që nuk kanë qenë të përzgjedhur nga qytetarët e bashkive por të caktuar nga lartë, nga qendrat e partive që e kuptojnë dhe e trajtojnë punën e pushtetit lokal jo si detyrim qytetar ndaj zgjedhësve, pra komunitetit, por, si pushtet politik në terren lokal…
Nga Prof. Përparim KABO –
Zgjedhjet e pjeseshme lokale në disa bashki sapo u mbyllen. Pa patur as edhe nje lloj preference apo rreshtimi, më intereson diçka tjeter, pjesmarrja në zgjedhje. Tejet tejet e ulët. 30% e korpusit të zgjedhesve. Pra në Shkoder, Durres, Diber, Lushnje, Rrogozhine dhe Vore, vetem 30 % e zgjedhesve jane shprehur te interesuar per kryetarin e tyre te bashkise. 70% ka treguar me bojkotim se si me kryetar si pa kryetar, si më atë që është si me ata që kandidonin asgjë nuk pritet të ndryshojë.
Keto zgjedhje te pjeseshme vinin nje vite e disa muaj para perfundimit te mandatit…dhe interesi qytetar po thuaj ne rrënie të lirë. Kjo sjellje nuk eshte papergjegjesi qytetare, eshte proteste qytetare sepse në Lushnjë kryetari në detyrë shkoi në burg per korrupsion, diku tjeter doli qe ishte me emer te ndryshuar sepse ishte denuar jashte Shqiperise per krime…Pra mosbesimi ka disa arsye…
Ata që caktohen si kandidate nuk jane te perzgjedhur nga qytetaret banoret e qytetit por, caktohen nga lart nga partite qe e kuptojne dhe e trajtojne punen e pushtetit lokal jo si detyrim qytetar ndaj zgjedhesve dhe banoreve ne teresi, pra komunitetit por, si pushtet politik në terren lokal.
Gjithashtu, ata qe caktohen si kandidatë jane me njolla te vjetra dhe te reja, njerez te dyshimte me historira qe ua njohin banoret dhe opinioni…Demokracia lokale eshte goditur rende, ndaj per rrjedhoje as politikat e organizimit te ri administrativ dhe territorial nuk kane dhene ndonje ndryshim te ndjeshem zhvillimi.
30% e zgjedhesve votuan dhe fituesi në rastin më te mire hipotetik mund te kete marre 50% te votave te 30 % te zgjedhesve pra 15% te votave te zgjedhesve ne teresi. Si perfundim 85% e zgjedhesve do te perfaqesohen ne pushtetin lokal me kryetarin e bashkise qe eshte besuar me 15% te votave.
Kjo gjendje shpreh arithmetiken e trishtimit. Ja ku mbrita demokracia institucionale në realitetin tonë. Edhe keta qe kane votuar jane njerez te lidhur me interesa me forcen politike. Masa e gjere e qytetareve as do t’ja dijë më per zgjedhje sepse perfundimisht e ka kuptuar dhe e ka provuar se zgjedhjet nuk jane zgjidhje. 3 dekada zhgenjim nuk jane pak, jane me shume se shumë.
Demokracia nuk eshte më tek ne perfaqesim, eshte thjeshte nje administrim partiak në bashkepunim me tregun dhe operatoret e tij dhe nje hiçgjë per qytetaret dhe zgjedhësit qe perthyhet në shtrimin e ndonje rruge me asfalt por me grabitjen e hapsirave publike, me heqjen e mbeturinave urbane por me ngritjen e ampianteve ku gelon korrupsioni…
Nëse kudo në çdo njesi te pushtetit lokal nuk ka raportim se çfare behet me paratë publike dhe asetet publike, atehere qyteti apo njesia ku jetohet eshte thjesht nje vend qe akomodon në menyre moskonsideruese qytetarin, zgjedhesin, njeriu…
Kur pushteti qe zgjidhet braktiset nga zgjedhesit, demokracia eshte në grimasat e mbarimit. Humbja e shpreses te demokracia eshte humbje per sot dhe per te ardhmen.
Kembanat bien…Une nuk dua te votoj më! Kjo shkruhet në ajrin e kohes. Të tjerat qe grihen sallat çdo natë neper studio televizive jane brockulla tymuese qe mbulojne gjendjen si ajo mjegulla e mengjesit…qe pret te lindi dielli qe te zhbehet…

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull