Nga Niko Kotherja
Duke u gdhire 2 prilli, u degjuan fort kembanat e Mitropolise se Korces. Kjo ishte shenja qe dhespot Jakovi kishte caktuar per fillimin e kryengritjes greke. Dhjetera grekomane te armatosur u mblodhen ne Mitropoli. Shume te tjere te tille gjendeshin ne kodren e Shen Thanasit. Krismat e pushkeve prishen qetesine e asaj nate. Lufta shkrepi ne mes te erresires. Ne cezmat e arave benin roje Vasil Trebicka dhe Riza Velcishti qe iu dolen perpara forcave greke. Luftuan deri sa nuk kishin me municione dhe te masakruar nuk pranuan te thoshin “Poshte Shqiperia!” Themistokli Germenji me luftetaret e tij iu kunderpergjigjen shpejt me arme grupeve anarkiste. Nderkohe, papa Llambro Ballamaci u rrembye nga shtepia e tij, u masakrua me hanxhar dhe u ther ne bregun e Shendellise. Priftit vllah, ketij punetori te vyer te ceshtjes shqiptare dhe te shkolles shqipe edhe me pare kishin tentuar t’i shkurtonin jeten.
Oret dhe ditet qe kalonin e benin me dramatike situaten. Patriotet korcare kerkuan ndihmen e Pogradecit, Elbasanit e Tiranes per te shpetuar Korcen. Me qindra vullnetare te armatosur nen drejtimin e Lef Nosit, Murat dhe Abdi Toptanit iu drejtuan Korces. Per arme korcaret i kerkuan ndihme Princ Vidit. Ai urdheroi Esat Pashen qe te dergonte municione drejt Korces, urdher qe pashai u zotua se do ta permbushte. Ne te vertete korcaret nuk i moren kurre ato, pasi Esati armatosi kundershtaret e luftetareve te lirise. Po behej gati terreni i anadollakeve turkoshake te udhehequr nga Haxhi Qamili.
Dy pika uji jane keto rreshta ne oqeanin e ngjarjeve te kesaj periudhe historike.
Ishte viti 1914.