A janë kishat e jugut të Shqipërisë shqiptare, apo greke?

4 Minuta Lexim
Atë Foti Cici
Duke pritur këtë natë të shenjtë dhe të një çiltërsie të tmerrshme, ngremë një pyetje më se aktuale: A janë kishat e jugut të Shqipërisë shqiptare, apo greke, siç pretendon Greqia?
Të gjithë ata që bërtasin e ulërijnë mbi çështjet tona për tre dhjetëvjeçarë, nga njëra anë besojnë se kanë lindur për t’iu dhënë mësime dhe urdhëra ortodoksëve, por nga ana tjetër gjykojnë se është përgjegjësi e kishës greke për të restauruar kishat tona ortodokse në Shqipëri.
Ky gjykim i nacionalistëve dhe ngatërrestarëve shumëngjyrësh shqiptarë, mjaft prej të cilëve kanë përfituar shumë ekonomikisht dhe politikisht duke kapur me forcë çështjet tona fetare dhe kombëtare, ky qëndrim, pra, është jo vetëm ekspozues, por dhe shumë antishqiptar:
Nëse grekët janë përgjegjës për restaurimin e kishave tona, siç besojnë nacionalistët dhe autoqefalistët shqiptarë, atëherë pranohet haptas se kishat e vendit tonë nuk janë shqiptare, por greke!
Me guximin dhe fuqinë e Ngjalljes së Krishtit, i ftoj të gjithë ortodoksët dhe dashamirësit e komunitetit ortodoks të të gjitha besoreve dhe qëndrimeve të ndershme, që të na ndihmojnë me restaurimin e kishës së Shën Dhimitrit në Nivicë të Sarandës, për të treguar jo vetëm se kishat e jugut të Shqipërisë janë tonat, por se ne jemi vërtet një popull që e meriton pavarësinë.
Ju lutem na ndihmoni që të përfundojmë suvatimin e kishës nga jashtë, që të vazhdojmë me riparimin e çatisë së tremjes së kishës, një projekt që është urgjent, por duhet bërë me kohë të thatë, prandaj dhe nuk e përparësuam gjatë dimrit.
Siç e kam njoftuar disa herë, duhet të mbledhim edhe 1600 euro për katër dritaret që janë kalbur dhe presin të zëvendësohen, ashtu siç bëmë këtë muaj me gjashtë dritaret e tjera; çdo dritare (alumini) kushton 400 euro.
Ju lutem na ndihmoni për t’i dalë zot kishës dhe vendit tonë!
Ndihmë e paçi me shëndet e gëzime në familjet tuaja!
Drita e Pashkës zgjoftë shkëndijën e fshehur në shpirtin tuaj!
* * *
SI MUND TË BËHEN DHURIMET?
Mënyra më e lehtë për të bërë dërgesën është nëpërmjet Western Union, me përgjegjësin e punimeve që ka caktuar grupi ynë për restaurimin e kishës:
Orest Dhimërtika
Nivicë, Sarandë-Vlorë.
(Tel. +355 69 723 3071 – WhatsApp).
Gjithashtu, dërgesa mund të bëhet në llogarinë tonë bankare në Shqipëri:
Orest Dhimërtika
Raiffseisen Bank
Numri i llogarisë: 0000080607
IBAN: AL17202630100000000000080607
BIC (Swift code): SGSBALTX
Ju lutem, shënojeni si “Dhuratë për kishën e Nivicës”.
Dhurimet e mëdha për katër dritaret e kishës që presin të porositen (400 euro secila) mund të bëhen drejtpërdrejt me vetë mjeshtrin e dritareve, por duke na njoftuar edhe ne më parë për t’u bashkërenduar.
Për ata që e kanë të vështirë për të bërë dërgesa në Shqipëri, mund ta bëjnë dhurimin në Greqi, në llogarinë e pjesëtarit të grupit tonë atje:
Dhimitër Rroshi (Tel. 693 651 2014)
ROSSI DHIMITER LEONIDA
ALPHA BANK
Numri i llogarisë: 9216270
Iban: GR6301401330133002101208048
BIC (Swift code): CRBAGRAA
Përderisa llogaria e Dhimitrit është personale, nuk mund të bëhen dhurime të mëdha dhe derdhja në llogari duhet të shënohet si “Dhuratë”, greqisht ose anglisht:
Δώρο (Για την Εκκλησία της Νίβιτσας)
Gift (For the Church of Nivica).
* * *
Pasi të keni bërë pagesën, mund të futeni te grupi i dhuruesve të kishës së Nivicës, për të ndjekur zbatimin e projekteve dhe pasqyrat financiare:

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull