Është rikthyer sërish në vëmendje incidenti ajror i vitit 2016, kur një avion i linjave EgyptAir u përplas teksa fluturonte drejt Kairos.
Nga incidenti mbetën të vdekur 66 personat që ishin në bord. Sipas hetimeve të fundit, rezultoi se ishte cigarja e një prej pilotëve që shkaktoi zjarr në kabinë e që më pas çoi në rrëzimin e avionit.
Avioni u nis nga aeroporti i Charles de Gaulle në Paris për të shkuar në Kairo, por u rrëzua mes Kretës dhe veriut të Egjiptit.
Por zyra franceze e hetimit të aviacionit civil ka arritur tashmë në konkluzionin se piloti Mohamed Said Shoukair i cili po tymoste në kabinën e avionit Airbus A320, kishte shkaktuar një zjarr të nxitur gjithashtu nga rrjedhja prej një maske oksigjeni në kabinë.
Katastrofa ajrore shkaktoi vdekjen e 56 pasagjerëve dhe 10 anëtarëve të ekuipazhit, mes tyre 12 francezë, 30 egjiptianë, dy irakenë, një kanadez dhe një britanik.
Autoritetet egjiptiane kishin thënë se rrëzimi erdhi si pasojë e një sulmi terrorist duke pretenduar se gjurmë eksplozivi ishin gjetur në trupat e viktimave, por supozimet janë hedhur poshtë.
Në vitin 2018, agjencia franceze e aviacionit BEA tha se fluturimi ishte rrëzuar prej një zjarri në bord, bazuar në analizat e kutive të zeza të avionit. Këto të fundit u rekuperuan nga uji prej marinës geke dhe amerikane.