Atentati në Pogradec ndaj djalit të biznesmenit, policia prangos pesë persona

1 Minuta Lexim

Policia e Pogradecit ka arrestuar pesë persona, pasi akuzohen se kanë përkrahur autorët që plagosën Joan Muçollarin, djali i biznesmenit të njohur, të cilit para dy vitesh iu bë atentat duke qëlluar me armë në drejtim të hotelit në pronësi të tyre gjatë verës.

Në pranga ranë Fatjon Bono, Kristian Kresto, Hekuran Gjona, Ledion Shkullaku dhe Rudi Shaho.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë ndihmuar autorët që të largohen nga vendngjarja.

Sakaq, vijon puna për kapjen e 2 autorëve të dyshuar që tentuan të vrisnin 22-vjeçarin. Në kërkim janë shpallur Fierdeus Berberi dhe Greis Maxhari.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull