Atentati pranë Rinasit/ Zbardhen detaje të reja, viktima mik i ngushtë me…

1 Minuta Lexim

Kanë dalë në dritë detaje të reja pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e kaluar pranë Rinasit në Tiranë. Iljaz Çali ishte biznesmen në fushën e tregtisë së Kromit në Bulqizë.

Sipas gazetarit  Elton Qyno, Çali ishte mik i ngushtë me Gjin Nikën, i ekzekutuar ne 5 prill 2014 në Fushe-Kruje, si pasojë e luftes së përgjakshme të Kromit. Sipas policisë, atentati lidhet lidhet me luftën për kapjen e galerive te kromit ne zonën e Bulqizes.

Biznesmeni Çali prej janarit 2011 disponon 50 perqind te aksioneve ne kompani Çali-Metal. Kompania ushtron aktivitet nga nje zyre ne fshatin Nikël të Fushë-Krujës dhe 50 per qind te aksioneve i zoteron vëllai i Iljazit, Zeqir Nika.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull