Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Beratit. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një person është hedhur në lumë nga ura e qytetit, duke gjetur vdekjen.
Mësohet se trupi i viktimës u nxorr pa shenja jete në breg nga ekipi i MZSH. Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe arsyet e ngjarjes së rëndë.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.