Mëngjesin e sotëm shteti i Malit te Zi është tronditur nga disa kërcënime me bomba.
Në zyrat e komunave, të shkollave dhe policisë kanë mberritur e-maile ku njoftohet vendosja e bombave në disa institucione, në komunat e Tivarit, Herceg Novi, Budva, Kotorr, Bijelo Polje, Danilovgrad, Mojkovac, Nikshiq, Cetinje, Plavë, Gusinje, Petrovac dhe Kolashin.
Fillimisht është evakuar godina e Bashkisë së Tivarit, ku ndodhet edhe gjykata, prokuroria, si dhe ambientet e partisë.
“Ashtu si në disa shkolla fillore, komuna e Nikshiqit mori një raport për një bombë të vendosur me kërcënime për rrezikim të jetëve njerëzore. Ne vepruam menjëherë për të evakuuar njerëzit nga ndërtesa, në bashkëpunim me CB Nikshiq,” tha Kovacevic.
Kryetari i Komunës, Tihomir Bogavac, ka thënë për “Vijesti” se objekti është evakuuar sipas rekomandimeve të policisë.
“Ata janë duke ndërmarrë masa dhe veprime në kuadër të kompetencave të tyre”, tha Bogavac.
Thuajse në të gjitha shkollat e këtyre qyteteve është pezulluar per momentin mësimi ndersa policia po vijon hetimet dhe kontrollet./ Sot