Kryeministri Edi Rama, ka marrë fjalën në Kuvendin e Shqipërisë për të folur për çështjen e Butrintit.
Ai akuzoi PD se i ka njohur pronësinë një subjekti fizik.
“Është një temë shumë interesante për të rikthyer në syri e publikut dallimin si nata me ditën mes jush që s’dini çfarë flisni dhe nesh që dimë cfarë bëjmë. Sot e gjithë ditën ka një pretendet fizik për Butrintin si pronë familjare me pronën të njohur nga ju, i keni njohur pronën një subjekti fizik. Në pronën e tij, u ndërtua teatri antik? Budallëku juaj është në ADN e partisë tuaj, që ta trashëgoni brez pas brezi.
Prandaj jeni kandadisur kështu dhe do të katandiseni më keq si kështu. Ju jeni si ajo pjesa e ndarë në 3-4 pjesë dhe të gjithë jeni njësoj. Dhe vini flisni këtu, ju që kulturalisht jeni kërcënimi më i madh i vendit tonë”,-tha Rama.