Çmime rekord për ushqimet në mbarë botën

2 Minuta Lexim

Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka prekur rëndë tregjet dhe ka shkaktuar rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Sipas OKB-së çmimet e ushqimeve kanë arritur në mbarë botën nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Sipas njoftimeve të Organizatës Botërore të Ushqimit dhe të Bujqësisë (FAO) indeksi përkatës është rritur nga shkurti në mars të këtij viti me 12.6%.

Lenta Supermarkt in St Petersburg

Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe lufta që po vazhdon ka shkaktuar “një valë tronditëse” në tregun botëror të ushqimeve, tha FAO.

Deutschland Lebensmittelpreise | Hamsterkäufe Speiseöl

Ukraina dhe Rusia janë vende të rëndësishme në të cilat kultivohen grurë, misër dhe luledielli.  Po ashtu Ukraina është furnizuesi më i madh me ushqime i Programit Botëror të Ushqimit (WFP). WFP shpërndan ushqime për 125 milionë vetë në mbi 80 vende anembanë botës. Nëse arat në Ukrainë nuk punohen tani, nuk do të ketë korrje dhe eksportet e grurit përmes porteve të Ukrainës do të mbeten të bllokuara për shkak të luftës, situata për shumë shtete dhe zona krize do të bëhet shumë kritike.

Për shkak të luftës në Ukrainë si dhe të sanksioneve ekonomike kundër Rusisë eksportet dhe zinxhirët e furnizimit janë ndërprerë gjë që ka prekur rëndë tregjet dhe ka shkaktuar rritjen e çmimeve të ushqimeve. /DW

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull