Këngëtarja me famë botërore, Madonna, duket se nuk heq dot dorë nga “photoshop”-i. 63-vjeçarja ka ndarë me miliona ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi me stilisten e njohur, Stella McCartney, aktoren Liv Tyler dhe yllin e mediave sociale dhe komedianen, Lilly Singh.
Në njërën pozë, mbretëresha i pop-it shfaqet me Stella-n teksa ajo e puthte në faqe. Ndërsa në një tjetër, Madonna duket se kishte veshur një pallto të zezë teksa ishte ulur përkrah Stella-s dhe mikut të tyre, agjentit të talenteve Maha Dakhil Jackson.
Grupit iu bashkua edhe djali i Madonna-s, David Banda, 16 vjeç, i cili kishte veshur një bluzë të zezë mbi një këmishë të bardhë.
“Një natë me të dashurit e mi”- shkroi Madonna bashkëngjitur me fotot në fjalë. Mirëpo ishte pamja rinore e këngëtares ajo që mori vëmendje dhe u komentua nga ndjekësit.
Fytyra e saj duket pa asnjë rrudhë dhe shumë e pastër. Gjë që bie në kundërshtim jo vetëm me moshën, por edhe me duart e saj, sikurse kanë vënë në dukje shpesh njerëzit.