Fitorja e Macron/ Trazira në qendër të Parisit, policia vret dy persona, një i tretë i plagosur rëndë

2 Minuta Lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar të dielën vonë në Paris, ku disa persona me makinë kanë tentuar të shtypin një patrullë policie.

Duke parë që makina e autorëve nuk po ndalonte, efektivët e policisë kanë hapur zjarr duke lënë dy të vdekur dhe një ta plagosur. Policia mbrëmjen e djeshme ka qenë në gatishmëri totale për shkak të zgjedhjeve presidenciale.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të kryeqytetit francez. Sipas të dhënave të para të hetimit, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë. Kur efektivët i bënë shenjë për tu ndalur, makina u drejtua nga ata për t’i shtypur.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në Pont-Nef, në qendër të Parisit, natën e rizgjedhjes së Emanuel Macron në postin e presidentit të Francës. Disa orë para incidentit, rreth 2,000 mbështetës të Macron festuan fitoren e tij në Sam de Mars, rreth 2 km nga vendi ku ndodhi.

Një turist egjiptian, i cili tha se quhej Samak, tregoi se ishte në ballkonin e hotelit Cheval Blanc, kur ndodhi incidenti. “Kam dëgjuar katër plumba. Kur pashë atje, pashë një burrë që vraponte dhjetë deri në pesëmbëdhjetë metra. Pastaj u shemb. “Me sa duket nuk ka qenë shofer, ka qenë pasagjer”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull