Dita e sotme është shpallur bujshëm si “Dita pa makina”, nga dy autoritetet e larta zyrtare përkatësisht dhe fillimisht kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj .
“E diela pa makina është rikthyer në një traditë nga Bashkia e Tiranës. Çdo ditë e diel në kryeqytet do t’i dedikohet këmbësorëve si një mënyrë jo vetëm për të ulur ndotjen, por dhe për të sjellë një kulturë të re në kryeqytet
, ka qenë thelbi i komenteve zyrtare të bëra nga Bashkia për këtë ditë, ndërkohë që e njejta përbën dhe thelbin e komentimit nga ana e kryeministrit Rama.
Realisht kjo nismë e të dielës pa makina është marrë nga Bashkia e Tiranës dhe nuk përkon me vendimin e qeverisë, që ka vendosur të dielën e parë të çdo muaji ditën pa makina në rang kombëtar.
Mirë sa është zbatuar kjo nismë ditën e sotme, e diel 24 prill 2022. Pa dashur të kpmentojmë ju ftojmë të shihni fotot e mëposhtme të bë në zemër të Tiranës e që janë ekskluzive të Arberia News. Net.
THEKSOJMË: Shkrimi dhe fotot janë ekskluziv i “Arbëria News.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbërianews.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.