Francezët abstenojnë zgjedhjet presidenciale

1 Minuta Lexim

Ditën e sotme po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, duke sjellë dhe të veçantën suprizuese të pesëdhjetë viteve të fundut. Sipas raportimeve të medias franceze shifrat e votuesëve pjesëmarrës në votimin për zgjedhjen e Presidentit të ri janë zhgënjyese. Lidhur me mumrin e votuesve të vajtur pranë kutive të votimit , rrjeti “BFMTV” ka raportuar nivelin më të ulët të votuesve pjesëmarrës në 53 vitet e fundit. Deri në orën 17:00 ky numër ishte 63.23%.

“Një shifër kaq e ulët e pjesëmarrjes nuk është regjistruar deri në këtë fazë që nga viti 1969,”- raporton “BFMTV”, që sipas të njejtit burim është më e ulët edhe se raundi i parë i të njëjtave votime i mbajtur dy javëve më parë, çka sipas mediave tregon se qytetarët francezë kanë abstenuar votimin e dy kandidaturave të mbetura në garën presidenciale” Emanuel Macron dhe Mari Le Pen.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull