Hajdutët hyjnë në shtëpinë e futbollistit të njohur shqiptar, i vjedhin…

1 Minuta Lexim

Futbollistit shqiptar të Levantes, Shkodran Mustafi i kanë grabitur banesën të dielën ndërsa ishte duke fjetur.

Hajdutët mundën të hynin pa u vënë re në rezidencën e tij në Betera, rreth njëzet kilometra larg Valencias, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm. Llogaritet që hajdutët kanë mundur të marrin rreth para dhe sende të çmuara me vlerë rreth një milion euro.

Mustafi këtë sezon ka luajtur 12 ndeshje në të gjitha garat. Klubi i tij zë vendin e parafundit në La Liga.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull