Hiqej si pacient, 38-vjeçari bën kërdinë me vjedhje në QSUT (Emri)

1 Minuta Lexim

Një 38-vjeçar është arrestuar në Tiranë pas një seri vjedhjesh të pacientëve në urgjencën e QSUT-së.

38-vjeçari Arion Gjergo shtirej si pacient dhe duke përfituar nga urgjencat mjekësore, kryente vjedhje të sendeve personale të pacientëve, që shkonin për të marrë mjekim dhe për të kryer vizita mjekësore.

Zbardhen dhe dokumentohen edhe disa raste të tjera të vjedhjeve të kryera nga ky shtetas.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 milion lekë të rinj, një orë dore dhe një çakmak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Pacienti”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

A. Gj., 38 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull