Një video e kapur nga kamerat e sigurisë tregon momentin dramatik kur një vajzë humbet ndjenjat dhe bie në shinat e trenit, kur treni po kalonte.
Ngjarja ka ndodhur në një stacion hekurudhor në Argjentinë, pranë Buenos Airesit.
Pamjet e xhiruara në 29 mars, por të publikuara dje, tregojnë të renë që humb ekuilibrin pasi i bie të fikët dhe rrëzohet në hapësirën mes vagonëve të trenit.
Fatmirësisht, ajo ia doli të mbijetonte mrekullisht nga ky incident i rëndë.