I mituri ra në lumë, familjarët: Vëllai tentoi ta shpëtonte, xhupi i ngeli në dorë

3 Minuta Lexim

Ende nuk është gjetur 10-vjeçari S.L i cili mbrëmjen e djeshme ra në lumin Fan në Shtrungaj të Mirditës.

Polumbarët po vijojnë edhe sot, por rrjedha e fortë e lumit e bën shumë të vështirë punën për gjetjen e 10-vjeçarit.

Familjarët e 10-vjeçarit kanë treguar se në momentin kur të miturin e ka marrë rrjedha e ujit ka qenë më të vëllain e tij. Ky i fundit edhe pse ka tentuar ta shpëtojë, duke e kapur nga xhiboksi që vogëlushi mbante veshur nuk ka mundur dot dhe xhuboksi i tij i ka mbetur në dorë.

Daja i 10-vjeçarit është shprehur se policia ka ardhur shumë vonë ndërsa apelojnë që të gjendet trupi.

“E kam djalë motre. Më thanë se ishte duke luajtur top, topi kishte rënë në ujë dhe kishte dashur ta marrë. Ka shkuar i vëllai ta shpëtonte. Shyqyr që shpëtoi njëri. Shtetin e kanë lajmëruar por ka ardhur shumë vonë. U vonua 3 orë. Të paktën të gjejmë trupin. Këtu na thonë se ka pasur fëmijë që janë zhdukur. Ta gjejnë prej hallit që na ka ra prej motrës. Është shumë ujë dhe i rrëmbyeshëm. Ishalla po e gjejnë.” tha daja i fëmijës.

Ndërkohë një tjetër familjare duke treguar për ngjarjen, tregon se vëllai i madh i 10-vjeçarit, ka tentuar që ta shpëtojë. Ai e ka kapur fillimisht por rrjedha e fortë e lumit e ka marrë me vete 10-vjeçarin, duke i lënë në dorë vetëm xhupin të vëllait.

“Është stërnipi. Nga ora 4 na erdhi lajmi që ka rënë në lum. Na morën në telefon dhe na thanë se ka vdekur djali i dytë. 10-vjeç. Kanë qenë duke luajtur top. Ka ik topi dhe rra në lum. Ka shkuar me marrë topin. Vëllai i madh ka tentuar ta kapë për xhupi. Lumi është me thellësi . Xhuboksi i ngeli n ë dorë. Ai ka marrë të atin në telefon, por lumi e kishte marrë poshtë. Nuk e di më gjatë. Ai që mbrëmë akoma nuk është gjetur. ”-tha familjari.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull