Mblidhet Komiteti i Ekspertëve, Silva Bino jep shifrat e vaksinimit: Cilat janë bashkitë dhe moshat më ‘problematike’

1 Minuta Lexim

Në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve është vënë theksi të kryerja e vaksinave.

Eugena Tomini: Niveli i pozitivitivetit ka qenë 3% në raport me testet që janë kryer në 24 orë, ka një trend shumë herë më të ulët të shtrimeve spitalore. Theksojmë që vaksinimi është tepër i domosdoshëm, jemi në kohë për ta bërë këtë.

Silva Bino: Në Shqipëri kanë ardhur mbi 3 milionë doza Covid, vaksina më e përdorur është Pfizer, e ndjekur nga Coromavax dhe Astra Zeneca. Kemi një mbulesë me një dozë 50% të popullatës nga 12 vjeç e lart, rreth gjysma e popullatës është e vaksinuar. Sa i rtakon bashkive me mbulesë të lartë vaksinale, është Mirdita, Tirana, Belsh, Sarandë, Gjirokastër.

Bashkitë me nivel të ulër vaksinimi, Laçi, Malësia e Madhe, Elbasani dhe Shkodra, për të cilët ne po përpiqemi që të ndryshojë. Për personat mbi 80 vjeç e lartë kemi një mbulesë të lartë vaksinale. Mbulesë të ulër vaksinale kemi në moshat e reja 40-50 dhe nën 40 vjeç.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull