Askush nuk e priste, por ndodhi! Pas dy vitesh, Meghan Markle dhe Princ Harry janë takuar për herë të parë me Mbretëreshën Elizabeth II.
Teksa duket e pabesueshme, lajmin e ka konfirmuar pasditen e djeshme përfaqësuesi i Dukës dhe Dukeshës së Sussex.
Gazetari mbretëror, Omid Scobie, ndau lajmin menjëherë pasi TMZ raportoi se Meghan dhe Harry bënë një ndalesë në Mbretërinë e Bashkuar për të takuar Mbretëreshën Elizabeth II dhe Princin Charles.
TMZ shkruan gjithashtu se çifti ka fluturar nga Los Angeles për në Londër të martën mbrëma. Ata zbuluan se plani i tyre ishte të shijonin një vizitë të shkurtër këtë javë në Londër përpara se të niseshin për në Holandë para fillimit të ‘Lojërave Invictus’.
Besohet se Meghan dhe Harry nuk i kanë fëmijët me vete, Archie dhe Lilibet. Këtë të fundit Mbretëresha nuk e ka takuar kurrë.
Është e qartë se ata janë në përpjekje për të qetësuar gjërat që kur ata u larguan nga familja mbretërore në 2020. Mirëpo besohet se ka një arsye për këtë gjë.

Mbretëresha, e cila tani është 95 vjeç, ka pasur probleme shëndetësore – veçanërisht me lëvizshmërinë e saj. Pallati sapo njoftoi se nuk do të marrë pjesë në shërbimet e së dielës së Pashkëve në kapelën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor.
Ndërsa Princi Harry vizitoi Britaninë e Madhe disa herë, duke përfshirë verën e kaluar ku mori pjesë në përkujtimoren e Princeshës Diana. Takimi ballë për ballë me babanë dhe mbretëreshën është përpjekja e tyre e parë personalisht për të bërë paqe.

