Mësuesi vret veten, nëna e tij pësoi infarkt pasi e pa të vdekur

1 Minuta Lexim

Një ngjarje tragjike është regjistruar në një familje në provincën e Agrigento-s në Itali. Në banesën e familjes u gjetën të vdekur nënë e bir.

Mësohet se 52 vjeçari, mësues shkolle u vetëvra me një armë që e kishte me leje, teksa nëna e tij pësoi atak në zemër pasi pa djalin e saj pa shenja jete dhe si pasojë ndërroi jetë.

Trupat e të dyve u gjetën nga djali tjetër i të moshuarës, i cili lajmëroi edhe policinë.

Hetuesit mbërritën në vendin e ngjarjes bashkë me ekipet e urgjencës dhe konstatuan se trupi i 52-vjeçarit ishte i ftohtë, ndërsa i nënës me temperaturë pak më të lartë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull