NË EMËR TË KUJT VEPRON SALI BERISHA?

3 Minuta Lexim

Nga Arbër DALMATI- 

Edhe pse grupi politik folklorik “Foltorja”, nuk ka vendim gjykate të formës së prerë, për të përdorur emrin, logon dhe vulën e PD-së zyrtare, ish-kryetari “non grata” plaku në pension moshor Sali Berisha, ka nisur një proces të përshpejtuar për të zgjedhur kryetarët e tij në degët e kësaj partie, pa miratimin e Kryesisë e Këshillit Kombëtar, në kundërshtim të hapur me çfarë dikton statuti i partisë etj..

Ka nisur ta hedh këtë valle antiligjore nëpër territorin e vendit i patrazuar nga asnjë institucion që ka detyrë funksionale ta mbrojë ligjin dhe jo paligjshmërinë e berishistëve folklorik të “foltores”. Përse?

Edhe për sa kohë do të lejohet ky i shpallur familjarisht “non grata” nga SHBA, të livadhis duke përbërë precedent për destabilizim rendi e qetësie publike?

Si mund të ndodhë që, megjithse antiligjore aktivitetet e plakut në pension moshor, zenë kreun e lajmeve dhe emisioneve mediatike, duke nxjerrë zbuluar faktin  e borxheve që pronarët e tyre i kanë Sali Berishës për  përfitimet gjatë periudhës kur ai ka qenë zë i vetëm në qeverisje e presidencë? Mediatizimi pa cak, qënia ende e berishizmit antiligjor lajm i parë është  tregues i kompromentimit më të hapur të pushtetit mediatik nga ai politik- shtetëror .

Përse hesht e nuk ndërrmer veprime Policia e Shtetit, ndërkohë që, sikurse theksuam, çdo sipërmarrje e liderit të “foltores” bie në kundërshtim me ligjet, por edhe me statutin e Partisë Demokratike?

Sipas ligjit, deri në dhenien e një vendimi përfundimtar nga Gjykata e Apelit, lidhur me të drejtën ligjore të pronësisë së PD-së, gjithçka duhej të ishte ngrirë dhe vendimarrjen legjitime për çdo lëvizje staturore duhej ta kishte vetëm PD e drejtuar përkohësisht nga Enkelejd Alibeaj. Po atëherë, në emër të kujt ligji e statuti vepron Sali Berisha, i përjashtuar edhe nga grupi parlamentar, edhe nga strukturat drejtuese të partisë legjitime, pas shpalljes i padëshiruar familjarisht nga SHBA?

Edhe sa do të presë SPAK për t’i mësuar këtij njeriu se ligjet janë njësoj për të gjithë, pra se ndëshkimi për thyrje të tyre përfshin edhe Sali Berishën e familjen e tij të lenë jashtë ligjit për 30 vite? /Arberia News.net

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull