Kryebashkiakja e Motyzhyn, Olga Sukhenko, u gjend e vrarë bashkë me familjen e saj disa kilometra larg vendit të masakrës së Buçës, në qytetin e Motyzhyn.
Sipas Bild, kryebashkiakja, burri dhe djali i saj janë vrarë dhe janë hedhur në në një grumbull rëre.
Ishin ushtarë ukrainas, ata që zbuluan trupat, të cilët ishin qëlluar në kokë. Kufomat e tyre u gjendën 10 ditë më vonë pasi ishin rrëmbyer që në datën 23 mars.