Pastrimi i liqenit të Shkodrës, emigrantë e turistë bëhen bashkë në aksion

2 Minuta Lexim

Të rinj e të reja, qe e duan natyrën, nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova, emigrantë por edhe turistë u bashkuan për të pastruar liqenin e Shkodrës.

Nisma e “Vullnetareve për atdhe të pastër” sfidoi edhe reshjet e shiut për t’i dhënë Shirokës dhe Zogajve një imazh dinjitoz në prag të sezonit turistik

Ne po jetojmë në Shqipëri që prej gushtit dhe jemi vendosur në Shkodër. Kur dëgjuam për këtë nismë, menjëherë u angazhuam si familje për tju ndihmuar në pastrimin e liqenit.

“Duhet t’i kujtojmë njëri-tjetrit se gjithçka çfarë shohim është përgjegjësia jonë dhe ne duhet t’i pastrojmë. Për ne, Shqipëria është një parajsë e fshehur në Europë dhe besoj se turizmi duhet të jetë çelësi kyç i ekonomisë Shqiptare, prandaj le ta ndihmojmë turizmin”, tha një nga pjesëmarrëset.

“Është shumë shumë e bukur Shqipëria dhe më pëlqen gjithçka nga natyra tek ushqimi. Erdhëm së bashku me prindërit për të pastruar. Bashkëmoshatarëve të mi të Shqipërisë u bëj thirrje që mbeturinat t’i ruajmë dhe pastaj t’i hedhim në kosh”.

Nisma të tilla nuk mund t’i japin fund problematikës së mbetjeve urbane në Shqipëri por synojnë ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Vitin e kaluar, të rinjtë bënë të mundur që në qarkun e Shkodrës të bëjnë të mundur edhe pastrimin e liqenit të Komanit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull