Policia Rrugore në kryeqytet ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, të cilët shkaktojnë bllokime të kalimit ose rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës.
Përmes një komunikate për publikun policia rrugore njofton se gjatë kësaj jave janë ndëshkuar me masë administrative një sërë drejtuesish mjetesh, të cilët nuk kanë respektuar vizat e bardha.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, atyre që cënojnë sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës, që krijojnë pengesa në qarkullim,
Gjatë kësaj jave janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative vecanërisht :
Drejtues mjetesh të cilët nuk zbatojnë detyrimin për të ndaluar në vijat e bardha në kundërshtim të ligjit numër 8378, datë 22.07.1998, Kodi Rrugor i ndryshuar neni 189 paragrafi 1.
Policia Rrugore e Tiranës do të vijojë kontrollet e dedikuara, për të bërë të mundur parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e qarkullimit rrugor, duke rritur në maksimum parametrat e sigurisë rrugore.
Gjithashtu fton të gjithë qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie.