Pse na flihet gjumë pasi hamë drekë?

2 Minuta Lexim

Të gjithëve na ka ndodhur që pas vaktit të drekës të na flihet gjumë. Dëshira thuajse e parezistueshme për të dremitur nuk ndodh menjëherë pasi hani drekën, por ndodh. 45-60 minuta pas këtij vakti do të jepnim gjithçka për të mos qenë në zyrë, por nga vjen kjo nevojë për gjumë në atë orë?

Nga volumi i ushqimit që kemi ngrënë në drekë dhe nga prania (ose jo) e alkoolit. Në disa kultura, dreka është vakti kryesor dhe njerëzit pas këtij vakti mbyllin dyqanet rreth orës 1-4, punonjësit apo fëmijët shkojnë në shtëpi për të ngrënë dhe pushuar deri pasdite.

Arsyeja e njohur përgjithësisht për këtë reduktim në energji është rritja e qarkullimit të gjakut në aparatin gastrointestinal larg trurit, por ende nuk është plotësisht e qartë pse si rezultat i kësaj vjen gjumi.

Vaktet e bollshme dhe më të mëdha në krahasim me të tjerat, janë gjithashtu një arsye pse lind nevoja për gjumë pas drekës.

Ushqimet e pasura në yndyrna lidhen me rritjen e dëshirës për të dremitur gjatë ditës dhe mungesën e dëshirës për t’u marrë me aktivitete të tjera.

Mëngjeset e pasura me vezë, omleta, djath, patate të skuqura, biskota me gjalp, etj, etj nuk duhen konsumuar para një provimi apo prezantimi të rëndësishëm, pra me pak fjalë nëse dita dhe pasditja kërkojnë energjinë dhe vëmendjen tuaj maksimale.

Në vend të tyre mund të konsumoni një tost me avokado, një sallatë të shëndetshme, apo fileto pule. Studimet kanë treguar se janë të tilla ushqime që ndihmojnë njerëzit të performojnë më mirë gjatë një prezantimi apo detyre.

Ushqimet e tjera, konsumojini nëse s’keni asnjë plan dhe mund të flini pa lënë asnjë detyrim për më vonë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull