Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, Kryeministri Rama pati një përplasje me deputetin demokrat Edmond Spaho. Teksa Rama fliste nga foltorja Spaho ndërhyri nga vendi. Në këtë moment kreu i qeverisë iu kthye duke i thënë: Profesor mos bërtit.
“Profesor mos bërtit. Më ka marrë malli për ty, nuk e kam pritur që ti të marrësh flamurin e luftës me Amerikën. Unë e shikoj degradimin tënd si pjesë të qenit pjesë të një kopeje ku budallallëku është sëmundje ngjitëse. Të mirëpres të bësh replikë me mua. Edhe kartelën e kam dëgjuar nga ju ka kohë dhe kjo tregon pse jeni e njëjta gjë edhe kur jeni të ndarë. Se përdorni të njëjtat argumenta. Ju jeni ajo gjëja e ndarë përgjysmë”, i tha Rama.
Ndërsa Spaho mori fjalën për replikë dhe u përgjigj:
“E dini ju thotë ku bota fillon me mua dhe ligjet janë për të tjerët, e dini ju kush është fondacioni shqiptaro-Amerikan, se bota ka filluar me to. Po mo e dimë shumë mirë dhe ka që në ’93 në vendin tonë dhe unë kam qenë një ndër anëtarët e tij. I rrjedhur je ti, se do ta them se ku ke rrjedhur po prit. Këto nuk janë hera e parë që vijnë pasi kanë nisur që në ’93″, ka thënë ai.