Rama takim me një grup kompanish lider në tregun e energjisë, e pranishme edhe Yuri Kim

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukujanë duke zhvilluar një takim me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian.

Qeveri bën me dije se këto kompani janë të gatshme për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto i energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë.

Në këtë takim është prezente edhe mbasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“ Pallati i Brigadave – Një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE, me gatishmërinë për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto i energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë ☀️

#TëBashkuarJoTëNdarë
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️
#SkaKohëPërPushim ‍♀️ ‍♂️”, shkruan Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull