Mediat kanë zbardhur detaje të reja rreth viktimës së vetme që ka shkaktuar tërmeti që tronditi Bosnje Hercegovinën, lëkundjet e të cilit u ndjenë dhe në vendin tonë.
Sipas informacioneve paraprake e reja u gjet nën rrënoja pasi një pjesë e kodrës u shemb duke rënë mbi shtëpinë e familjes së saj.
Edhe pse është dërguar menjëherë në qendrën shëndetësore të Stolacit, e reja kishte ndërruar jetë në vend. Familjarët e saj kanë marrë disa plagë por janë jashtë rrezikut për jetën.