Shpallen në kërkim 2 djemtë e Tom Doshit, ja për çfarë akuzohen

1 Minuta Lexim

Shpallen në kërkim 2 djemtë e ish-deputetit Tom Doshi.

Euronews Albania ben me dije se janë në kërkim nga policia James dhe Markos Doshi, përkatësisht 22 dhe 20 vjeç.

Ata akuzohen se kanë goditur, kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrit të Policisë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Mbi të rinjtë rëndojnë akuzat: plagosje e rëndë me dashje, goditje për shkak të detyrës, mos-bindje e urdhrit të policisë dhe prishje e qetësisë publike.

Për të njejtat akuza policia ka ndaluar një 34-vjeçar që shoqeronte djemtë e ish-deputetit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull