Rremida Shkoza ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon përmes një lidhje Skype, nga ku foli ekskluzivisht për pritjen e ëmbël.
Ajo dhe partnerja e saj amerikane do të bëhen nëna të dy binjakëve. Rremida tregoi se gjithnjë e kishte ëndërruar që të mbante një shtatzëni, ndaj zgjedhja se cila prej tyre do të mbante bebat nuk ishte e vështirë.