Një tërmet me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter është regjistruar në Qipro mbrëmjen e sotme.
Epiqendra e tërmetit ishte në jug të Paphos, ndërsa lëkundjet sizmike janë ndjerë në disa zona të Qipros, ndërsa në Paphos, ka pasur shqetësim dhe frikë tek banorët. Deri më tani nuk ka informacione për dëme apo të lënduar.