Kryetari i bashkisë së Slavutych, qyteti ku jetojnë shumica e punëtorëve të Çernobilit, i tha BBC-së se rreth 200 anëtarë të gardës kombëtare ukrainase – të cilët ishin në mesin e atyre të bllokuar në termocentralin ndërsa ishte nën kontrollin rus – ka të ngjarë të jenë kapur rob nga trupat ruse, transmeton Bota sot.
Nuk është ende e qartë nëse trupat ruse kanë lënë të gjithë zonën e përjashtimit të Çernobilit, apo vetëm zonën e afërt rreth termocentralit, tha Fomichev.
Sipas kryebashkiakut, situata rreth termocentralit është shumë e pasigurt për të lejuar që punëtorët aktualë në kantier të çlirohen nga një grup i ri punonjësish.
Çernobili ishte vendi i aksidentit më të keq bërthamor në botë në vitin 1986, kur një nga reaktorët shpërtheu. Një zonë përjashtimi e pabanuar prej 4,000 km katrore u krijua rreth uzinës për të mbrojtur popullsinë nga rrezatimi.