Ditën e sotme kane dal pamjet nga ekzekutimi i Nazmi Bandulas, në lagjen “Partizani” në Shkodër.
Nga video e mëposhtme shihet se si një makinë e tipit “Benz” thjesht ul shpejtësinë dhe qëllon me kallashnikovë 55-vjeçarin i cili po pinte kafen e mëngjesit. Autorëve u janë dashur vetëm 9 sekonda për ta kryer krimin.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:12 minuta. 55 vjeçari është qëlluar 13 herë me armë zjarri teksa ka qenë ulur në një tavolinë jashtë lokalit.
Ndërkohë bëjmë me dije se Bandulla është një emër i njohur për drejtësinë, teksa në 2020 i kanë hedhur në erë makinën e tij që e kishte të parkuar pranë shtëpisë./Gazeta Shqip