U ekzekutua në sy të familjes, zbardhen detajet e reja si u vra bosi i mafies greke

2 Minuta Lexim

Vrasja e bosit grek, Giannis Skaftouros ka sjellë shumë fakte e dëshmi, duke vështirësuar jo pak punën e hetuesve. Deri më tani asnjë i dyshuar nuk është mundur të gjurmohet, ndërsa hetuesit pohojnë se ky ekzekutim u bë nga profesionistë të paguar, të cilët janë ekspertë të vjedhjeve të makinave, motorëve dhe kanë akses në armë “të pastra” të pa përdorura më parë në ngjarje kriminale.

Hetuesit deri më tani vlerësoj se porosia për “kokën” e Giannis Skaftouros vjen që nga burgu.  Pyetja që i shqetëson hetuesit është nëse personi i panjohur që ka urdhëruar vrasësit shqiptarë të plagosin me thika Skaftouros në burg, është i njëjtë me atë që ka paguar për ta vrarë në Skourta. Për këtë arsye, ata janë në kërkim të “historive” në të cilat Giannis Skaftouros ishte përfshirë në pesë vitet e fundit për të identifikuar motivet që do të çojnë në autorin e krimit.

Vrasësit vlerësohen se janë të paktën gjashtë persona të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e ekzekutimit në Skourtë.

Ata kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës 54-vjeçare për të paktën tre ditë, ndërsa ka gjasa që ata të kryejnë sulmin edhe nëse truprojat e “xhaxhait” do ishin aty.

Nuk ishte thjesht rastësi, thonë analistët, që plumbat erdhën nga dy ekzekutorë dhe jo një , siç ndodh zakonisht në vrasjet me pagesë, për t’u përballur me një ose dy truproja që do të ruanin shefin e madh .

I vetmi gabim i vrasësve është se janë lënë gjurmë në tentativën e tyre për tu arratisur.

Kamerat e sigurisë “kapën” ekzekutorët

Një pamje nga një video shfaq dy nga ekzekutorët me pagesë të Giannis Skaftouros, të hipur në motorin me kapacitet të madh që braktisën pas sulmit vrasës.

Nga motoçikleta që ata braktisën rezultoi se motori ishte vjedhur në vitin 2019 nga zona e Aspropirgos.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull